“Të kapërcejnë egon personale”/ Kadilli: Në PD veprohet nën presionin e karrierës, do jem apo jo deputet

schedule13:40 - 2 Korrik, 2024

schedule 13:40 - 2 Korrik, 2024

Ish kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli thotë se individët në Partinë Demokratike duhet të kapërcejnë egon e tyre personale, dhe të prodhojnë politikë.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Kadilli u shpreh se nëse ata shikojnë se kush do të jetë kryetari i partisë, për të kuptuar nëse do jetë apo jo në listën për deputetë, është njësoj si të vendosësh bast.

Sipas Kadillit, duhet luftuar kryetarokracia, teksa shtoi se partia bëhet nga njerëz me ide.

“Nga zoti Alibeaj, Bejko dhe shumë kolegë të tjerë, me të cilët jam në kontakt, kanë një mundësi, të kuptojnë se nuk bëhet një parti me idenë se kush është kryetar. Nëse janë të zotë për të kapërcyer egon e tyre personale, ka një shans të prodhohet politikë, por nëse secili mpreh lapsin nëse do jetë deputet, dhe më pas të shohë se me kë, është si ata që vënë bast. Kjo nuk është politikë. Ka një mundësi vetëm, njerëzit të kuptojnë, të shprehen kundër kryetarokracisë, një parti më e madhe se kryetari. Kë kanë mbas shpine këta individë? Sepse ky individi është lider. Ka blerë mitet e rreme, që ky ka themeluar partinë. Nuk e themeloi Berisha PD, doli populli në rrugë. Kur u prezantua, tha do mbetem mik i PD. Nuk ka themelues, këto mite i kemi krijuar ne. Partia bëhet nga njerëz me ide. Unë jam në kontakt me ato kolegë, pavarësisht nga zgjedhja që kanë bërë. Nuk ka gjë më të mirë se kur njerëzit flasin. Ajo që akoma nuk shoh të zërë vend, besimi i sinqertë që ndrysimi nuk vjen duke imituar të keqen. Nuk vjen zgjidhja dhe ndrysimi duke riprodhuar partinë e njëshit. Nuk di se çfarë bën asnjëri prej tyre.

Ajo që mund të them me bindje, me këdo që bisedoj, të gjithë e kuptojnë nevojën për të ndërtuar një model ndryshe. Të gjithë veprojnë nën presionin e karrierës, do jem apo jo deputet. E sheh gjithçka të lidhur me veten. Nuk ka parti të njëshit që mund të ketë sukses. Unë nuk i mas njerëzit me deklarata, i mas me qëndrime. Unë bëj thirrje publike, kapërceni egon personale, fuqia është te njerëz me ide të njëjta”, theksoi ai./abcnews.al