TIRANË- Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestuan të hënën në Shkup, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën shqipe. Ata e konsiderojnë këtë një të drejtë themelore dhe pjesë të barazisë në arsim.
Analisti Plator Nesturi, i ftuar në “Real Story”, u shpreh se nëse Maqedonia e Veriut nuk korrigjon problemet e brendshme, atëherë rrezikon që konflikti rrezikon të agravohet në të ardhmen mbi baza etnike.
Ai thekson se kjo çështje meriton vëmendje të veçantë edhe nga Tirana zyrtare.
“Në qoftë se ne na intereson që të integrohemi vetë në BE, po ashtu edhe rajoni sepse mund të na fusë të gjithëve bashkë, konkretisht RMV është krejt e kundërta për ta arritur këtë gjë, sepse kur ti ke probleme me vendet e tjera, siç ishte Greqia, tani Bullgaria dhe nuk ke shëndoshur situatën brenda vendit tënd dhe ke një konflikt, i cili mund rrezikojë që mund të agravohet më tej në të ardhmen mbi baza etnike, atëherë kjo e vë në dyshim, edhe sikur të mos kishte asnjë këmbëngulje nga shtete e tjera fqinje lidhur me çështjet identitare.
Që këtu, është një element, i cili e bën nul të gjithë rrugëtimin.
Ne na intereson për faktin, sepse kemi të bëjmë me një popullsi që është shqiptare dhe që janë vëllezërit tanë. Ne duhet të jemi të vëmendshëm. Përveç faktit që kemi luajtur gjithmonë një rol për të ruajtur stabilitetin”, tha ai./abcnews.al


