“Të jemi të bashkuar dhe pa kufij”, spektakël motorash në Elbasan

schedule14:46 - 29 Korrik, 2018

schedule 14:46 - 29 Korrik, 2018

212 motoristë të ardhur nga Kosova kanë performuar ë qendër të qytetit të Elbasanit. Udhëtimi i tyre do të vazhdojë në të gjithë trojet shqiptare për të dhënë mesazhin “të jemi të bashkuar dhe pa kufij”.

Janë pjestarët e klubit të motorëve “Shqiponja” nga Kosova. Grupi u mblodh fillimisht në Ferizaj pastaj nisën udhëtimin Tetovë-Gostivar-Kërçovë. Në kufi u pritën nga vëllezërit shqiptarë e prej andej mbërriten në Elbasan.

Me moton “Të jemi të bashkuar dhe pa kufij” ata do të lëvizin në të gjitha trojet shqiptare.

“Të jemi të bashkuar të mos njohim asnjë ngjyrë politike dhe nuk njohim kufinj. Dë takojmë edhe motorristat shqiptar.  Në këtë xhiro janë 212 motorrista. Në Tiranë na bashkohen 45 dhe 100 të tjerë do na bashkohen në Prishtinë. Shumica e tyre, 62, janë nga Zvicra”, tha kreu i klubit të motorëve “Shqiponja”, Safet Baftija.

212 motoristët performuan në bulevardin kryesor të Elbasanit dhe më pas u ndaluan në sheshin “Gensher” në qendër të qytetit. Motorët mbanin flamurin tonë kombëtar. Destinacioni i tyre i  radhës është Tirana./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!