Festimet e Pashkës në Korçë në këto 30 vite nuk kanë qënë kurrë kaq të vakëta. Sa të kujtojnë kohën e diktaturës edhe pse me pak ndryshime.
Besimtarët festojnë nëpër shtëpi si dikur që i fshiheshin regjimit dhe s’kishte kisha, ndërsa tani që kisha ka e kanë të pamundur i frekunetojnë, pasi i fshihen koronavirusit. Edhe masat e forta nuk i lejojnë që të hyjnë në kisha si në një kohë normale.
Pak të moshuar kanë thyer karantinë por në kisha nuk kanë guxuar të hyjnë.
“Jemi nw diktaturw, na kanw mbyllur mbrenda nw katwr mure. Edhe tw burgosurit i nxjerrin nw oborr tw marrin ajwr, ne nuk na lwnw”, wshtw shprehur qytetari.
Në katedralen e qytetit të Korçës kanë hyrë vetëm pak nëna me fëmijë. Rastësia bëri që Pashka të përkonte me ditën që qeveria i lejoji që të shëtisnin fëmijët dhe disa prej tyre përfituan./abcnews.al