Të izoluar me COVID, Anglia përballet me krizë mjekësh, 6 milionë njerëz presin në spitale

schedule12:09 - 13 Janar, 2022

schedule 12:09 - 13 Janar, 2022

Reduktimi i stafit mjekësor për shkak se janë të infektuar me COVID ka shkaktuar radhë të gjata pritjeje të pacientëve në Angli.

Numri i njerëzve që presin të fillojnë trajtimin është rritur në rekord të ri prej gati 6 milionë njerëz për shkak të krizës së stafit, raporton “The Guardian”.

Një total prej 5,995,156 njerëz prisnin të fillonin trajtimin raporton NHS England. Ky është numri më i lartë që në gusht të 2007.

Siç raportojnë mediet e huaja të dhënat tregojnë se mungesat e stafit të spitalit për shkak të Covid kanë rënë çdo ditë që kur arritën një kulm prej 49,941 në 5 janar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!