“Të ishte bërë muze”, fqinja flet për vjedhjen e shtëpisë së Vaçe Zelës: Fotografitë e saj në tokë

schedule15:29 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 15:29 - 28 Dhjetor, 2021

Nga Leontina Nika

Kjo është shtëpia e ikonës së muzikës së lehtë shqiptare Vaçe Zela e cila është grabitur nga persona ende të paidentifikuar nga policia e shtetit.

Sipas të dhënave të policës në shtëpinë e Vaçe Zelës në Tiranë, e cila është ndarë nga jeta në shkurt të vitit 2014, janë vjedhur një laptop, ora e bashkëshortit me një vlerë të konsiderueshme si dhe disa bizhuteri.

Fqinja dhe mikja e familjes prej 40 vitesh Fatbardha Konduri, thotë se vjedhja u konstatua nga e motra e cila kujdeset për shtëpinë.

“Bëri që ta hapte derën ajo ishte si e hapur dhe u hap vetë, pastaj ajo filloi duke bërtitur. Policia erdhi në moment po atje e kishin shkatërruar, kishin hedhur poshtë të gjitha fotot e Vaçes, mbulesat e divaneve… Të dy motrat e kontrollojnë vazhdimisht shtëpinë”.

Konduri dënon këtë akt të shëmtuar, pasi  në shtëpi pas ngjarjes  u gjetën fotografitë dhe disa prej objekteve të shtëpisë përtokë

Ajo bën apel se kjo shtëpi duhet të kthehet në muze nga shteti shqiptar në respekt të vlerave të veçanta të këngëtares së mirënjohur.

Në këtë hyrje ka vetëm 4 familje, por pas kësaj ngjarje zonja Konduri thotë se ajo ka frikë se ngjarje të tilla mund të përsëriten.

Vjedhja e shtëpisë së Vaçe Zelës u konstatua një ditë më parë.