Të infektuarit në Iran arrijnë në 60,500, më i larti në Lindjen e Mesme

schedule13:58 - 6 Prill, 2020

schedule 13:58 - 6 Prill, 2020

Janë konfirmuar 2,274 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të kaluara në Iran, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 60.500, njoftoi të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Kianush Jahanpoor në TV shtetëror.

Ai konfirmoi gjithashtu 136 viktima të tjera duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 3.739.

Irani ka numrin më të lartë të të infektuarve me Covid-19 dhe të vdekjeve në Lindjen e Mesme.

Jahanpoor shtoi se 24.237 pacientë deri më tani janë shëruar./abcnews.al