“Të identifikohen ndërhyrjet e huaja”/ Dezinformimi, Kume: Ngritja e një strukture të tillë është e nevojshme

schedule18:26 - 3 Prill, 2024

schedule 18:26 - 3 Prill, 2024

Ish kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume thotë se miratimi i komisionit të dezinforimit, është i nevojshëm dhe i mirëpritur.

Në një intervistë për “Special Report” në ABC News, Kume u shpreh se duhet të idenfitikohen ndërhyrjet e huaja.

“Duke iu referuar kërkesës së bërë dhe që është miratuar si e tillë, do të thoja, e vlerësoj si një lëvizje në kohë, si një lëvizje që është e nevojshme të bëhet sepse ne si shoqëri, jemi duke u përballur me probleme të cilat keqndikojnë në ecurinë e përgjithshme të zhvillimit demokratik të vendit, në proceset zgjedhore, në sjelljen e aktorëve të ndryshëm politikë, jo vetëm në zgjedhjet, por në të gjitha veprimtarinë e tyre. E parë në një plan të përgjithshëm, referuar asaj çka ne kemi ndeshur konkretisht dhe çka pritet të ndodhë, ngritja e një strukture të tillë në Kuvendin e Shqipërisë, me këtë lloj dhe për të trajtuar këtë lloj problematike, është e mirëpritur. Nëse i referohemi kërkesës, unë, ka momente të cilat më duken se kanë dashur, ose duke dashur që të këmbëngulin për vlerën dhe rëndësinë e madhe që ka ngritja dhe funksionimi i një strukture të tillë ad hoc në Kuvendin e Shqipërisë, është denatyruarqëndrimi ndaj asaj dhe mënyrën sesi duhet të veprojë Kuvendi i Shqipërisë.

Komisioni duhet të identifikojë këto ndërhyrje, duhet t’i gjurmosh. Duhet të kesh fuqi identifikuese për këtë gjë. Nuk më duket se e ka Kuvendi një gjë të tillë. Ekspertët janë për t’i dhënë informacion komisionit, që komisioni të mund të gjykojë dhe të marrë vendime. Produkti që duhet të sjellë një komision është, çfarë do bëhet në legjislacionin, si duhet dhe jo të ketë kryefjalë gjurmimin, identifikimin. Ajo që ne kemi nevojë, komisioni duhet të dalë me një draft që duhet të miratohet nga Kuvendi i Shqipërisë për ndryshime që duhet të bëhen në ngehinën legjislative tonën”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!