Të humbur që prej mëngjesit të së enjtes, gjenden shëndoshë e mirë dy turistët në Valbonë

schedule14:36 - 4 Qershor, 2021

schedule 14:36 - 4 Qershor, 2021

Dy turistët nga Suedia dhe Rusia që rezultonin të humbur që prej mëngjesit të së enjtes në Valbonë janë gjetur. Mësohet se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe u gjetën në vendin e quajtur “Lugu i Valit”.

Aktualisht ata ndodhen me punonjësit e policisë, të cilët po i shoqërojnë drejt automjetit të tyre.

Kujtojmë se dy turistët ishin nisur në drejtim të Thethit, por në disa zona bora ende nuk është shkrirë dhe shtegu herë pas here bëhet i pakalueshëm. Më pas atyre u ra edhe bateria e telefonëve dhe humbën kontaktet me policinë. Kërkimet nisën që mëngjesin e së enjtes dhe vijuan sot më pas me helikopter. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!