Të huajt zgjedhin Sazanin dhe Karaburunin, destinacionet kryesore për këtë sezon veror në Vlorë

schedule13:52 - 29 Qershor, 2024

schedule 13:52 - 29 Qershor, 2024

Sazani dhe Karaburuni mbeten ndër destinacionit më të preferuara edhe për këtë sezon turistik. Turistët e huaj kërkojnë jo vetëm plazhet e pastra, por edhe të njihen me historinë e së kaluarës. Dhe është pikërisht ishulli i Sazanit që ngjall edhe me shume kureshtjen dhe dëshirën e turisteve për ta vizituar nga afër.

“Ishulli do të jetë destinacionet kryesore edhe për këtë”.

Turistet në ishull janë nga vende të ndryshme, si nga Rumania, Holanda apo edhe deri nga Tajlanda e largët. Vijnë për herë të parë në Vlorë dhe nuk largohen pa vizituar ishullin e Sazanit, të cilin e përshkruajnë si fantastik.

“Jam nga Rumania. Është hera e parë në Shqipëri dhe po vizitoj edhe ishullin e Sazanit. Jam shumë kurioz për historinë e bunkerëve që u ndërtuan gjatë regjimit komunist. Është shumë interesante”, shprehet një turist nga Rumania.

“Jam nga Tajlanda. Është hera e parë në Shqipëri për mua. Më pëlqen shumë, vend i bukur. në ishull në këtë periudhë është edhe më mirë sepse nuk ka shumë turistë”, shprehet një tjetër turist.

Nga Vlora duhen jo më shume se 20 minuta për të mbërritur në Sazan me anije turistike apo mjete te vogla lundruese. Pamja e pare pa mbërritur në Sazan është e mrekullueshme. Ndërsa aty mund te zgjedhësh plazhin apo një vizite në ishull për të parë atë se çka mbetur nga baza e dikurshme ushtarake. Pas Sazanit, shumë preferojnë të vazhdojnë për një eksperiencë tjetër unike në Karaburun.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!