“Të harruar në Siri, ktheni fëmijët në shtëpi”, qytetarët protestë para Kryeministrisë

schedule17:55 - 14 Shtator, 2020

schedule 17:55 - 14 Shtator, 2020

Qytetarët kanë dalë në protestë për fëmijët shqiptarë që ndodhen të bllokuar në Siri.

Ashtu siç ata paralajmëruar kanë nisur protestën para Kryeministrisë.

“Të harruar në Siri, ktheni fëmijët tanë në shtëpi”,  është prej thirrjeve që dëgjohet nga qytetarët.

Lexo edhe: Fëmijët e gratë në ”Al-Hawl” në Siri, familjarët nesër para Kryeministrisë: Rikthejini në shtëpi

Protesta u  njoftua nga familjet e grave dhe fëmijëve të mbetur në kampin ”Al-Hawl” të Sirisë, të cilët u shprehën se protesta do të realizohet, për t’i kërkuar qeverisë që të rrisë përpjekjet për riatdhesimin e të afërmve të tyre.

/abcnews.al/