Fëmijët e gratë në ”Al-Hawl” në Siri, familjarët nesër para Kryeministrisë: Rikthejini në shtëpi

schedule20:32 - 13 Shtator, 2020

schedule 20:32 - 13 Shtator, 2020

Familjet e grave dhe fëmijëve të mbetur në kampin ”Al-Hawl” të Sirisë nesër në orën 17:00 do të protestojnë përpara Kryeministrisë për t’i kërkuar qeverisë që të rrisë përpjekjet për riatdhesimin e të afërmve të tyre.

Në këtë kamp ka shumë shqiptarë dhe historitë e tyre janë të njohura. Një nga rastet është familja Dumani. Familjarët i kanë bërë apel qeverisë shqiptare që të ndërhyjë për t’i kthyer në shtëpi.

Në kampin e kontrolluar nga kurdët në Siri nën kontrollin e shtetit islamik ndodhen shumë gra dhe fëmijë me kombësi shqiptare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Alvin Berisha ishte një nga rastet që bëri bujë nëntorin e kaluar, që arriti që të shpëtohet duke u nxjerrë nga kampi. db/Abcnews.al