“Te gruaja fillon dhe mbaron jeta”, Inva Mula ndan emocionet: Pianoja e babait dëgjohej në çdo kënd të shtëpisë

schedule12:40 - 9 Mars, 2023

schedule 12:40 - 9 Mars, 2023

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Inva Mula ka dhënë një mesazh për të gjitha gratë në Ditën Ndërkombëtare të tyre, më 8 Mars.

E ftuar në “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, ajo ka thënë që aty ku është gruaja, është jeta dhe do të donte që çdo ditë të ishte 8 Mars.

Mendoj që nuk duhet të kishte 8 Mars, se çdo ditë duhet të ishte një ogur i mirë për gruan, për nënën, për vajzën, për të ardhmen, për shoqërinë. Ku është gruaja, është gjithçka, është familja, aty ku fillon dhe mbaron jeta. Kështu që nuk do doja që të kishte 8 Mars, por të kishte çdo ditë, një ditë si 8 Marsi”, u shpreh Mula.

Më tej, lidhur me rikthimin e veprës “Karnavalet” pas 45 vitesh, sopranoja tha se i shkaktoi emocione që nuk i priste, pasi kjo pjesë është “ngjizur” kur ajo ka qene vetëm 10 vjeç dhe i ati i saj, Avni Mula e luante nëpër shtëpi.

“’Karnavalet’ për mua ishin një eksperiencë shumë e bukur, pasi mora një pjesë që bën pjesë në thesarin e çmuar të veprave shqiptare si komedi me referenca nga Teatri Popullor i Violeta Manushit, Mirush Kabashi, Xhovana Doko dhe referenca kryesore ishte që unë e vogël, në moshën e vajzës sime tani, kam dëgjuar dhe kam marr pjesë në çdo moment të krijimtarisë. Sepse dikur jetonim në apartamente shumë të vogla dhe pianoja e babit dëgjohej në çdo kënd të shtëpisë. Edhe në momentin që fillova të punoj kisha një lloj rrënqethje, siduket në memorien time, në çdo qelizë, si duket kishte ngelur pikërisht melodia e Karnavaleve dhe unë kisha rrënqethje gjatë gjithë kohës. Nuk e dija që do më kthente pas kjo krijimtari dhe do të kisha kaq shumë emocione”, shtoi Inva./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!