“Të gjymtuar” në mesfushë, “Zonja e Vjetër” kërkon përforcime nga Anglia

schedule23:52 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 23:52 - 1 Dhjetor, 2023

Prej disa javësh tashmë, si “fantazisti” Paul Pogba, por edhe talenti i mesfushës, Nicola Fagioli janë të pezulluar nga fusha e blertë, me francezin, që doli pozitiv në testin anti-doping dhe rrezikon minimalisht të qëndrojë 2 vite jashtë çdo aktiviteti sportiv, ndërsa “ylli” italian pranoi se kishte vendosur baste sportive duke mbetur jashtë fushave për 10 muaj.

Për këtë aryse, bordi i “Zonjës së Vjetër” ka vendosur të hyjë fuqishëm në merkaton e dimrit, teksa është në kërkim të përforcimeve të reja në repartin e mefushës, teksa një ndikim të madh kanë patur edhe peformancat e mira, që tekniku Massimiliano Allegri po zhvillon deri tani me “bardhezinjtë”, teksa pas 11 javëve kampionat janë vetëm 2 pikë pas “zikaltërve” kryesues.

Kështu, “gjigantët” italianë kanë kthyer “sytë” nga kampionati anglez i futbollit, Premier League, ku deri më tani 3 janë objektivat kryesor të “bardhezinjve”, me 3 lojtarët që luajnë në ekipe të ndryshme, Tottenham, Arsenal e Manchester City.

I pari dhe më i përfoluri është “shkatërruesi” danez, Pierre-Emile Hojbjerg, i cili pëlqehet shumë nga bordi i Juventus, mirëpo largimi i Yves Bissoume e Pape Sarr, drejt Kombetareve të tyre në muajin janar, për Kupën e Kombeve të Afrikës lë “londinezët” pa një mesfushor defensiv të kualitetit të lartë dhe me një çmimin prej 30 milionë eurosh të panegociueshëm vështirë se “Zonja e Vjetër” do të bëjë një hap më tej.

Pas Hojbjerg në listë vjen “tanku” ganez, Thomas Partey, i cili tashmë ka hyrë në sezonin e tij të 4-t me “Topçinjtë” e Arsenal, mirëpo me Jorginho e Declan Rice vështirë se 30-vjeçari do të ketë më hapësira për të zbritur në fushën e blertë, kështu që një kalim te “bardhezinjtë”, qoftë përfundimtar apo edhe në huazim, nuk përjashtohet, teksa shtojmë këtu edhe faktin se prej kohësh, ganezi është në listën e “bardhezinjve”.

Ndërkaq, opsioni i tretë dhe i fundit, të paktën përsa i përket Premier League-s është “i padëshiruari” i “qytetarëve” të Manchester City, Kalvin Phillips, me 27-vjeçarin, i cili që prej kalimit të tij te kampionët anglez nga skuadra e Leeds, nuk ka arritur do të gjejë hapësirën e duhur në formacionin bazë të teknikut Pep Guardiola dhe një transferim i thjeshtë në huazim pëlqehet shumë nga të dyja skuadrat, por edhe nga vetë lojtari, i cili kërkon minuta në fushën e blertë për të qenë sa më i gatshëm për Anglinë e tij, kur të fillojë Kampionati Evropian i futbollit, qershorin e ardhshëm. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!