“Të gjithë u çuan në këmbë”, stilistja shqiptare lë “gojëhapur” publikun në Javën e Modës në New York

schedule09:34 - 16 Shkurt, 2023

schedule 09:34 - 16 Shkurt, 2023

Matilda Ndreçka është stilistja shqiptare që ka shkëlqyer në Javën e Modës në Neë York. Ajo ka prezantuar një koleksion luksoz fustanesh me gurë kristali dhe perla. Edhe në fund është pritur me duartrokitje pafund nga publiku.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Matilda ka folur rreth kësaj eksperience, duke thënë se u ndje shumë e befasuar nga ajo se çfarë ndodhi. Stilistja ka theksuar se tani ka marr shumë propozime të njohura nga shtëpi të ndryshme mode, siç është ajo e Vogues që do të paraqes koleksionin e saj.

“Spektatorët dhe spektakli doli një kryevepër. Të gjithë u çuan në këmbë. Unë vetë nuk po e besoja se çfarë po ndodhte, ishte një magji për momentin, sa kur dola vetë në fund u habita, thash çfarë po ndodh.

Këto janë dy koleksione, njëri ishte red carpet që përdoret për skenë, për misset, për tapetin e kuq. Ndërsa një tjetër ishte për koleksionin e nuseve. Nuk është ai i nuseve madhështore që unë kam në sallon, sepse ka fustane nusërie që janë royale, të fryra dhe vërtetë shumë të mëdhaja. Janë fustane që preferohen nga komunitete të ndryshme. Tani ka hyrë një trend që duan fustane të fryra dhe pastaj fryrja hiqet dhe del fustani i thjeshtë brenda. Që nusja të jetë komode dhe të mos ndërrohet gjithë ato herë gjatë dasmës, por të jetë më e lehtë për të.

Puna me dorë është një artë më vetë. Unë për shembull të shikoj ty nëse vjen në dyqanin tim dhe të kuptoj. Unë përshtas se çfarë shkon më së mirë për ty. Ti mund të thuash që nuk i dua gurët, nuk më pëlqejnë punimet e rënda, por unë bëj më të mirën, nuk bëj vetëm ato. Nëse unë bëj ato që janë me aq shumë gura, perla dhe kristale, ato që janë të thjeshta i kam me sy mbyllur të arritura. Kemi një propozim për tu publikuar në Vogues me një modele të njohur, të cilën nuk mund ta zbulojë sepse është në kontrat si rregull”, u shpreh ndër të tjera Matilda./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!