Të gjithë të pastër te Napoli, Covid-19 vetëm te shqiptarët

schedule12:44 - 22 Nëntor, 2020

schedule 12:44 - 22 Nëntor, 2020

Napoli pasditen e djeshme ka kryer testet e radhës për Covid-19 dhe përgjigjet e të gjithë stafit dhe lojtarëve kanë rezultuar negative. Kështu të gjithë pjesëtarët e klubit janë negativë, përfshirë dy shqiptarët e skuadrës.

Amir Rrahmani vijon të rezultojë pozitiv. Mbrojtësi i Kosovës rezultoi i infektuar në testin e kryer në kthim. Ai ishte në fushë në të tre ndeshjet e Kosovës ndaj Shqipërisë, Moldavisë dhe Sllovenisë. Edhe Elseid Hysaj u infektua me koronavirus gjatë grumbullimit të kombëtares.

Lajmi për pozitivitetin e tij u mor vesh para ndeshjes së fundit ndaj Bjellorusisë. Ai u izolua menjëherë dhe vazhdon ta bëjë këtë deri në shërimin e plotë. Kështu, dy kapitenët shqiptarë janë të vetmet mungesa prej Covid-19 te Napoli para ndeshjes së sotme ndaj Milanit. /abcnews.al