Të gjithë të “çmendur” pas Vrionit, Juventus i vendos çmimin

schedule20:14 - 30 Maj, 2022

schedule 20:14 - 30 Maj, 2022

Juventus dëshiron të nisë merkaton me largime dhe sipas “TuttoSport”, nuk janë vetëm disa nga lojtarët e ekipit të parë.

Gjithashtu ka edhe nga lojtarët e rinj, nga moshat U 23 apo që kanë luajtur në formë huazimi. Emri më i lakuar është ai i 23-vjeçarit nga Shqipëria, Giacomo Vrioni.

Sulmuesi shqiptar shënoi këtë sezon 19 gola në kampionatin austriak me Tirol-in. Forma e tij është e mahnitshme dhe 3 ekipe me emër janë pas tij.

Getafe, Besiktas dhe Anderlecht janë ekipet nga Evropa të cilët raportohet se janë të gatshëm të shprenzojnë 4 milionë euro, shifra për të cilën Juventus kërkon për Vrionin./h.ll/abcnews.al