Po organizohet sot në kushte të veçanta për shkak të pandemisë ceremonia e dhënies së çmimeve FIFA The Best. Ka ardhur surpriza e madhe e parë e kësaj mbrëmje.
Nëse të gjithë po prisnin që Hansi Flick të shpallej trajneri më i mirë, këtë çmim e fiton për herë të dytë rresht Jurgen Klopp. Ky i fundit i dha titullin e parë të Premier League në 30 vitet e fundit Liverpool dhe kjo arritje ka merituar çmimin prestigjioz.
?? It's back-to-back crowns for Jurgen Klopp! Congratulations to the @LFC boss on becoming the first to win #TheBest FIFA Men's Coach twice ?#FIFAFootballAwards pic.twitter.com/VfsfVdwDqf
— FIFA.com (@FIFAcom) December 17, 2020
Një vendim surprizë, ku edhe vetë Klopp është befasuar sepse Hansi Flick fitoi tripletën me Bayern Munich dhe nuk konsideroi asnjë kundërshtar gjatë rrugëtimit të sezonit të shkuar.
“Unë nuk isha më i miri i sezonit të shkuar, por në fund fatmirësisht e fitova këtë çmim. Nëse do e dija se do fitoja, do të kisha gjitha stafin tim këtu”, u shpreh Klopp pas marrjes së çmimit. /abcnews.al