Presidenti i Meksikës nuk është aspak i shqetësuar për pandeminë e koronavirusit. Madje ai fton popullin e tij të drekojë restoranteve dhe të dalin nga shtëpitë për të ndhmuar ekonominë e vendit.
https://www.facebook.com/lopezobrador.org.mx/videos/214737003208063/
Në këtë mënyrë presidenti i vendit Andres Manuel Lopez Obrador i ka bërë apel popullisë së tij që të mos heqë dorë nga shëtitjet dhe të mos marrë masa të ekzagjeruara përballë situatës së emergjencës së koonavirusit, shkruan abcnews.al.
Madje ai shkon më tej duke thënë se ata që kanë mundësi ekonomoke të marrin familjen dhe të hanë restoranteve, sepse në këtë mënyrë do të forcohet ekonomia familjare dhe popullore në vend.
Kreu i shtetit ka dhënë këtë mesazh nëpërmjet profilit të tij në Facebook, me anë të një video ku ai shihej duke drekuar në një restorant me bashkëshorten e tij.
Obrador u shpreh se vendi i tij është ende më fazën një të emergjencës ku rastet me koronavirus janë pacientë që vijnë nga jashtë dhe do të ishte vetë ai që do të vendoste për momentin ku njerëzit të mos duhet të dalin më nga shtëpia.
Ai tha se nëse vendi paralizohet pa asnjë arsye të vlefshme kjo nuk do të ishte një gjë e mirë. Presidenti theksoi se qeveria po përgatitet për t’u përballur me cdo situatë por është mirë që askush të mos frikësohet dhe as mos të sajojë situata kritike. /abcnews.al