“Mbretëresha e karantinës” u ngjit në skenën e Grammy Awards mbrëmjen e së dielës dhe dhuroi një performancë të shkëlqyer. Ylli i pop-it doli në skenë me një fustan rozë, të ngjashëm me një mantel përpara një sfondi resh surreal, të purpurt për të interpretuar dy hitet nga albumi i saj Future Nostalgia: “Levitating” dhe “Don’t Start Now”.
Pas interpretimit të DaBaby-t, Dua u rikthye sërish në skenë me një fustan xhaketë dhe një palë çizme në ngjyrë rozë me xixa. Me nisjen e këngës “Don’t Start Now”, Dua u shfaq me një set përsëri në rozë. Lipa u nominua gjashtë kategori, pas Beyoncé-s dhe Taylor Swift, përfshirë albumin më të mirë dhe vokalin më të mirë të pop-it për Future Nostalgia, një album pandemik për të cilin fansat ishte shumë mirënjohës.
“Unë thjesht doja të bëja diçka argëtuese, diçka që nuk e kisha bërë kurrë më parë. Doja të sfidoja pak veten time, qoftë nga ndryshimet e veshjeve, në koreografi për të krijuar si një dramë dhe një shfaqje.”, është shprehur Dua. Sakaq, performanca e saj ka arritur shikueshmëri të lartë në Youtube, pasi është renditur e dyta on trending.
Për më tepër, Twitteri është “pushtuar” nga Dua Lipa, dhe përdorues të shumtë po flasin për të. “Dua Lipa është një yll”, “Po këto maska??!! Gahhh Dua Lipa është vaksina që na duhet të gjithëve”, “Dua zotëroi #GRAMMY-t me një performancë mahnitëse të “Levitating” & “Don’t Start Now”!”, shkruajnë përdoruesit në rrjet. /abcnews.al