Të gjithë pas Sesko, tre klube të Premier League të interesuar për yllin e Leipzig

schedule21:24 - 19 Prill, 2024

schedule 21:24 - 19 Prill, 2024

Arsenal, Chelsea dhe Manchester United kanë shfaqur interes për Benjamin Sesko.

“London Evening Standard” raporton se “Topçinjtë” do të ishin ata që do të hidhnin hapin e parë për sulmuesin 20-vjeçar, aktualisht një lojtar i Leipzig.

Mirëpo edhe “blutë” e Londrës së bashku me “Djajtë e Kuq” kanë disa javë që po e monitorojnë dhe po e vlerësojnë si një investim për merkaton e verës.

Sesko ka shënur 13 gola dhe ka asistuar 2 herë në 37 ndeshje për këtë sezon, ku madje ka një klauzolë lirmi prej 50 milionë eurosh që do t’i lejonte atij të lirohej në verë për një shumë të rënë dakord tashmë./ h.ll/abcnews.al