Të gjithë me kostume popullore, ekspozita me fotografi në Shkodër

schedule18:51 - 9 Gusht, 2023

schedule 18:51 - 9 Gusht, 2023

Figura të rëndësishme historike të veshur me kostume tradicionale. Këto janë disa nga fotot e ekspozitës “Rikthim në traditë, veshjet popullore të shqiptarëve” që u prezantuan të mërkurën në Shkodër.

Mbi 100 imazhe shpalosin larmishmërinë dhe veçantinë e kostumeve popullore të mbarë trevave shqiptare si edhe sjellin në memorie njerëz të rëndësishëm të historisë nën petkun e këtyre veshjeve.

“Ekspozita ka disa nënstruktura. Shtrihet nga jugu në veri, ka personazhe të ndryshme të politikës, të letrave. Përfshihen në një rubrikë e veçantë edhe kostumet e fëmijëve“, tha Denald Prifti, kurator i ekspozitës.

Në këtë ekspozitë shëtitëse në qytetet e ndryshme të vendit, Shkodra prezantohet përmes fotove të dinastisë Marubi.

Ekspozita që tërhoqi vëmendjen e qytetarëve dhe vizitorëve të huaj u organizua nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me bashkinë Shkodër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!