Rikthimi i bujshëm i Lulzim Bashës të mërkurën nuk pritet me aq entuziasëm dhe optimizëm sa ai dëshiroi të përcjell, përmes aktivitetit të tij, të një formati elektoral, me të rinj, që u foli për sistem të ri politikë, për lista të hapura e veting të politikabëve, që edhe herën e parë kur e propozoi, nuk e bëri me seriozitet. Dhe rikthimin e tij, disa e pritën me ironi.
“Politika nuk është si play-station që luhet nga krevati”-tha Salianji.
Ata që shpresojnë ende për një ndryshim rrënjësor në PD e përçarë nuk presin asgjë prej Lulzim Bashës.
“Kundra, koha është gjëja vendimtare për cdo politikan. PD duhet të bëj një risi të madhe, se kush do e bej, demokratët e dinë” u shpreh Alizoti.
Grupi i tij më i ngushtë kur Lulzim Basha drejtonte Partinë Demokratike, ende rezervohen të shprehen pro apo kundër rikthimit të tij, edhe pse më parë e kanë konsideruar atë një e shkuar.
“Kur do të ketë qëndrim të tij, do të ketë dhe një qendrim timin.”
Rezultati humbjes së thellë i të gjithë opozitës i ka bërë të zhgënjyer deputetët demokratët, që cështjn e rikthumit të Bashës dhe kryesimin e PD-së, e shohin të fundit për nga rëndësia.
“Të kuptojmë jemi 1 parti apo 2. Nëse jemi 2 duhet të besh 1 pastaj të shkosh te kryetari. Kryetar ka sa të duash.”
“Nuk vlen asnje koment, opozita është e përcarë”.
Jo më shumë optimistë se vetë demokratët, shprehen edhe ish-aleatët e Lulzim Bashës, më të cilët ai nuk bëri betejë pa u konsultuar, të paktën formalisht. Lulzim Basha të mërkurën foli për një axhendë ambicioze në vijim.
Skepticizmi që shprehin deputetët për rikthimin e tij hap një tjetër cështje brenda PD-së së përecarë. Do të vijojnë të jenë dy PD apo copëtimi I demoktratëve do të thellohet edhe më shumë, ku një grup do të shkojë drejt Lulzim Bashës.