“Të gjithë kërcejnë”, mbrëmja gala që solli valsin vienez në Tiranë

schedule14:03 - 29 Dhjetor, 2018

schedule 14:03 - 29 Dhjetor, 2018

“Të gjithë kërcejnë me mbrëmje vieneze”, kjo ishte galaja që përmbylli sezonin artistik të Teatrit të Operas dhe Baletit në Pallatin e Kongreseve. Këngetarët lirikë  krahas interpretimeve të arieve të operetave gjermane, shfaqën edhe aftësitë e tyre në kërcim.

Aroma e valseve vieneze shënoi edhe përmbylljen e sezonit artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me galanë “Le të vallëzojmë” në Pallatin e Kongreseve. Ministrja e Kulturës në detyrë, Mirela Kumbaro, shprehu vlerësime për artistët dhe i falenderoi për bashkëpunimin në këto 5 vite. Më pas i erdhi radha arieve të mrekullueshme të Mozart dhe Straus. E ku koreografi Renato Zanella bëri që këngëtarët lirikë të shfaqnin edhe aftësitë e tyre në vals. Sopranoja Eva Golemi pranon se fillimisht u step, kur i duhej të shfaqte edhe vetitë e të kërcyerit.

Enada Hoxha prej kohësh është shfaqur si koreografe, por në përmbylljen e vitit  2018, i cilësuar si viti kulturor i bashkëpunimit Shqipëri–Austri, e cila është dhe imazhi, u shfaq edhe në një performancë të veçantë, ku sëbashku me partnerin e saj Gert Vaso, shoqëruan soparnon Ramona Tullumani. Mbremja  gala shfaqi për spektatorët valsin tradicional vienez që për austriakët është kërcimi i masës e ku në performanca ndihej gërshetimi i klasikes me modernen. Kjo shfaqje përmbylli suksesshëm vitin kulturor Shqipëri-Austri./abcnews.al