“Të gjithë filmonin”, shqiptari që pa aksidentin tragjik në Itali: Askush nuk afrohej, shpëtova vëlla e motër

schedule09:46 - 5 Tetor, 2023

schedule 09:46 - 5 Tetor, 2023

ITALI- Një shqiptar ka qenë dëshmitar i aksidentit tragjik në Itali kur një autobus ra nga mbikalimi dhe përfundoi mbi hekurudhë duke u marrë jetën 21 personave. Ai është Bujar Bucaj. Shqiptari ka në pronësi një lokal në atë zonë dhe siç thotë ka parë të gjithë skenën nga vendi ku punonte dhe menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është përpjekur të bëjë çtë mundet për të dhënë ndihmën e parë.

“Po punoja në restorantin tim që është përballë hekurudhës. Nga vetrata e lokalit pashë autobusin që u rrëzua. Kur pashë tymin e madh vrapova. Kalova shinat e hekurudhës dhe shkova atje. Pashë autobusin e rrëzuar dhe kishte njerëz që bërtisnin”, rrëfeu Bujari.

Në një intervistë për median italiane “Tgcom 24”, shqiptari thotë se u përpoq të ndihmonte, por përpjekjet e tij nuk gjetën mbështetje nga personat të tjerë. Ai thotë se një pjesë e tyre  në vend që të ndërhynin, bënin foto ose telefononin urgjencën.

“Meqë vij nga një vend ku kam jetuar luftën e di çdo të thotë kur njerëzi janë në vështirësi. Vrapova vetëm. Kishte makina të tjera, ndalonin por askush nuk vinte të më ndihmonte. Unë kërkoja ndihmë.

Përpjekjet e shqiptarit janë shpërblyer pasi siç thotë Bujari ka mundur të shpëtojë vëlla dhe motër nga autobusi i aksidentuar.

“Ishte një vajzë të cilën arrita ta largoja. Më pas dolën 3 persona nga autobusi por nuk di si ia bënë. Ishte një vajzë 16 vjeçe, një djalë 20 vjeçar dhe një 40 vjeçar. Këto kanë arritur të dalin para se të vinte policia.  Vëlla e motër. Vajza ishte jo më shumë se 3 vjeçe ndërsa vëllai ishte gati 10 vjeç. Kërkonin të ëmën. Unë më pas u panikosa pasi isha i vetëm në mes të atij tymi. Më pas ndodhi dhe zjarri. Kërkova ndihmë. Lart kishte njerëz që filmonin”, tha ai.

Gjate intervistës, shqiptari thotë se 12 minuta pas aksidentit ka ardhur një patrullë policie dhe më pas erdhën dhe zjarrfikësit.

“Restoranti im ka një vetratë të madhe xhami. Po shikoja trafikun kur pashë diçka që u rrëzua. Mendova se u rrëzua një urë, pasi shkaktoi një tym shumë të madh. Unë nuk kam parë flake në momentin e parë. Zjarri shpërtheu pas 8-10 minutash”, tregoi ai.

Aksident në Venecia u mori jetën 21 personave, në mesin e të cilëve ishin edhe 3 fëmijë. Ndërkohë 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur, ku 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore./ n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!