“Të gjithë e dinë sa e dua Bielsën”, Guardiola: Ai s’fiton tituj? Jepini Cityn dhe shikojeni

schedule17:39 - 9 Prill, 2021

schedule 17:39 - 9 Prill, 2021

Marcelo Bielsa dhe Pep Guardiola janë dy trajnerë, që e admirojnë njëri-tjetrin dhe prej vitesh mësojnë nga puna e njëri-tjetrit.

Së fundmi Guardiola ka folur trajnerin argjentinas të Leeds United, për të cilin ka elozhe të shumta dhe flet me superlativva të mëdha.

“Kur pata mundësinë të flisja me të, ai gjithmonë fliste për atë që besonte. Të gjithë e dinë admirimin dhe respektin që unë kam për të.

Nëse ka një person, që di të gjejë sekretin ose mënyrën se si duam të luajmë, ai person është Bielsa, për shkak të etikës së tij të pabesueshme të punës dhe njohurive të lojës.

Ai është një person që respekton kundërshtarin, luan për tifozët dhe dëshiron të luajë vetëm për fitore, duke i bërë lojtarët ta ndjekin atë.

Njerëzit thonë se ai nuk fiton tituj, por nëse merr të drejtojë Manchester Cityn, ai sigurisht që do fitojë tituj”, u shpreh Guardiola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!