Të gjithë dyshojnë se postimi i fundit i Gigi Hadid ka lidhje me Leonardo DiCaprio dhe Irina Shayk

schedule15:41 - 20 Prill, 2023

schedule 15:41 - 20 Prill, 2023

Modelja Gigi Hadid dha disa këshilla interesante për takime përmes një postimi në Instagram. Tabloidet e huaja raportojnë se ndoshta ishte një mënyrë indirekte për t’iu përgjigjur thashethemeve se aktori fitues i shumë çmimeve Leonardo DiCaprio mund të jetë çift me supermodelen Irina Shayk.

Hadid ndau një foto të 87-vjeçares Jun duke mbajtur një tabelë ku ofronte këshilla për takime, në të cilën shkruhej “Mos”. Në këtë mënyrë, ajo la të kuptohej se nuk ka asnjë këshillë për çiftin e shumëpërfolur.

Postimi i modeles vjen pasi aktori u shfaq me Irina Shayk në festivalin muzikor Coachella gjatë fundjavës. Të dy ata janë argëtuar në Neon Carnival mbrëmjen e së shtunës dhe të dielën kanë qenë në koncertin e reperit Frank Ocean.

Hadid dhe DiCaprio u përfol se ishin në lidhje pasi u panë për herë të parë vitin e kaluar gjatë Javës së Modës në Nju Jork, dhe mediat raportuan së fundmi se ata vijojnë ende bashkë dhe po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit./abcnews.al