Të gjithë duan ta braktisin, fshati Peshkëpi pa rrugë dhe pa mjek

schedule15:12 - 14 Nëntor, 2021

schedule 15:12 - 14 Nëntor, 2021

Fshati që u braktis për një copë rrugë, Peshkëpi në rrethin e Pogradecit. Pa rrugë, pa shkollë, pa kopësht. Ata që kanë mbetur janë të moshuarit në pamundësi për tu larguar.

Rreth 30 banorë kanë mbetur në këtë fshat që nëse nuk investohet do të zbrazet totalisht. Peshkëpia do mbetet vetëm në hartë.

“Gjatësia është 3 km kjo është problem i madh për ne nga kryqëzimi që shkon për në Çërravë. Ka dy fëmijë të vegjël i marr në baltë, në dëborë i çoj në shkollë në Pogradec. Do largohem fëmijët s’do t’i le pa shkollë dhe pa kopsht,” thotë një banor.

“Në Angli i kanë, në Amerikë, në Pogradec e kam djalin unë. Ja ajo gruaja aty lart i ka ikur djalit dhe asaj. Kunati iku vetë i katërt, ky që kaloi do ikë dhe ai tjetri.”

“Mirëqenie kërkojmë në mos të ikim nga ky vend.

Prej rrugës me gropa të thella ku as zhavorr nuk është hedhur prej shumë vitesh banorët nuk po i vizitojnë as të afërmit.

“Kam një baxhanak në Elbasan më thotë nuk vij se më prishet makina. Se duam sistemin e Enver Hoxhës po rrugën e mbanin.”

Në fshatin Peshkëpi nuk ka as mjek, që është shumë i domosdoshëm për të moshuarit.

“Një infermier na vjen dy herë në javë, doktoreshë s’ka. Marrim makinë 20 mijë lekë të shkojmë të vizitohemi.”

“S’ka as makina, sëmuremi s’dimë nga të shkojmë. Doktoresha është në Zagorçan s’ka ardhur. S’ia kemi parë sytë.” /abcnews.al/