Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Të gjithë “çmenden” për Alexander Isak, Chelsea hyn zyrtarisht në “ankand” për të

schedule21:12 - 19 Qershor, 2021

schedule 21:12 - 19 Qershor, 2021

Si gjithmonë, kompeticionet e mëdha si Europianët dhe Botëorët zbulojnë shumë lojtarë, që përmes shkëlqimit në të tillë turne, arrijnë të transferohen e më pas të shkëlqejnë në karrierën e tyre.

Një nga yjet e zbuluar të këtij kampionati është Alexander Isak. 21-vjeçari i Suedisë ishte repart më vete ndaj Spanjës dhe rrezikoi i vetëm disa herë portën e Unai Simon, duke treguar cilësi dhe shpejtësi të çmendur.

Pas asaj paraqitje, klubet e mëdha kanë rritur interesin për ta blerë. Mësohet se Chelsea është klubi i radhës që ka hyrë në garë për talentin e Real Sociedad. Për të më parë janë interesuar edhe Real Madrid dhe Arsenal, por kampionët e Europës kanë financa më të shëndosha për ta blerë. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!