Të gjithë bashkë për pensionet/ Klosi: Kemi nënshkruar 20 marrëveshje. Tabaku: Jemi pro, duhet rishikim i skemës

schedule15:21 - 16 Maj, 2024

schedule 15:21 - 16 Maj, 2024

Rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali nuk do të humbasin tashmë asnjë ditë të kontributeve të paguara për pension. E njëjta gjë vlen edhe  për rreth 4 mijë italianë që jetojnë në vendin tonë.

Marrëveshja për njohjen e pensioneve në parlament bëri bashkë opozitën dhe maxhorancën.Blendi Klosi sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste theksoi se deri më tani janë firmosur 20 marrëveshje për njohjen e pensioneve.

Deputetja Jorida Tabaku mbështeti marrëveshjen  por njëkohësiht kërkoi që të ndërhyhet sa më parë në skemën e pensioneve në vend

Aktualisht  qeveria ka nisur negociatat  teknike për njohjen e pensioneve me Greqinë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!