Sheshi Skënderbej, Tiranë – Nis mikpritja e liderëve pjesëmarrës në Samitin e VI të Komunitetit Politik Europian.
Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nisi sot punimet në Tiranë nën logon “Neë Europe in a new world”, duke shënuar takimin e tij për herë të parë në Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e liderëve, kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.
Kryeministrja e Letonisë Silina Evika, e pyetur në lidhje me luftën në Ukrainë, u shpreh se nëse Rusia nuk dakordohet për paqe, atëherë do të jetë e domosdoshme të merret sanksione.
“Për fat të keq lufta e Rusisë vazhdon në Ukrainë, e di që këto çështje do t’i diskutojmë dhe do të pretendojmë armëpushimin 30 ditor pa kushte. Ukraina e do një gjë të tillë, Vetëm Rusia nuk do paqe në rajonin tonë. Të gjitha vendet në Europë duan siguri. Sot do të diskutojmë për emigracionin e paligjshëm, dhe është një çështje me rëndësi për Letoni, por edhe për Shqipërinë”, tha ajo.
/abcnews.al/