“Bektashinjtë, jetimët e Shqipërisë”, reagimi i parë nga New York: Vendimi i pakthyeshëm, por zbatimi do kohë

schedule15:28 - 25 Shtator, 2024

schedule 15:28 - 25 Shtator, 2024

SHBA- Krijimi i një shteti Bektashi në Shqipëri do t’i shërbejë historisë dhe kulturës së vendit. Nga New York, shefi i qeverisë shqiptare tha se ky komunitet duhet të vlerësohet si pasuri kombëtare.

Kryeministri shpjegoi se përse bektashinjtë në dallim nga komunitetet e tjera fetare në vend ka nevojë për një entitet Sovran.

“Është një urdhër që mbahet me mundime të mëdha dhe që e ka kapacitetin e rrezatimit shumë të ulët, për shkak se kaq fuqi kanë. Tani, kemi ne interes kombëtar që ta ruajmë këtë pasuri, apo t’i lëmë fatit edhe po ju them unë, për pak dekada do të ketë njerëz të zakonshëm që do t’i përkasin për shkaqe historike, por nuk do të ketë më një sistem me të gjitha figurat që duhet të ketë në çdo vend.”

Akuzat dhe komentet e këtyre ditëve, kryeministri I cilësoi ‘padije’ ndaj urdhrit të bektashinjve, duke ju kërkuar kritikëve të lexojnë për kontributin që kjo kjo fe ka dhënë në krijimin e historisë së kombit.

“Pjesa e komunitetit mysliman ka gjithë ato referenca dhe për këtë arsye ka dhe gjithë ato mbështetje që i merr, kurse këta janë si jetimë dhe janë jetimët e Shqipërisë, nuk janë as të një shteti e as të një shteti tjetër”.

Ndonëse, ideja është ende në fazën e një propozimi të qeverisë Rama, në një të ardhme ky proces do të funksionojë sipas Kushtetutës dhe ligjeve shqiptare.

“Do të diskutohen gjërat, do të shihen të gjitha aspektet legjislative dhe pastaj në fund, unë besoj që do të triumfojë arsyeja. Në këtë gjë po ju them ka vetëm të mira, çdo gjë mund të ketë ato të vetat, por në këtë gjë unë nuk shoh asnjë gjë që mund të thuash “jo po se kjo”. Asnjë, zero, që të mos flas për të mirat e tjera që sjell për Shqipërinë e për shumë e shumë gjëra nga pikëpamja e vizibilitetit, nga pikëpamja e interesit, atraksionit”, tha ai.

Pavarësisht se ky projekt do të kërkojë kohë, shefi i qeverisë shqiptare flet me bindje për interesin tonë kombëtar dhe për trashëgiminë me krijimin e shtetit Sovran të bektashinjve./abcnews.al