Zyrtarisht janë 31 viktimat e konfirmuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi dje Shqipërinë. Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se viktima e fundit është gjetur e pajetë në zonën e ish-Kënetës. Bëhet fjalë për një pjesëtare të familjes Lala, Griselda Lala 22 vjeç.
Shqipëria u godit të martën, nga një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 6.4, që tronditi thuajse të gjithë vendin, duke shkaktuar viktima dhe disa qindra të tjerë të plagosur.
Dëme të shumta janë regjistruar në ndërtesa, shtëpi dhe godina shërbimesh kryesisht në zonën e Durrësit, Thumanës dhe Tiranës, ndërkohë që vijon ende operacioni i kërkim-shpëtimit.