Të fshehtat e Ajnshtajn, ditare me qëndrime raciste dhe ksenofobe

schedule15:47 - 14 Qershor, 2018

schedule 15:47 - 14 Qershor, 2018

Ditaret e udhëtimeve, të publikuar sëfundmi, kanë zbuluar disa të fshehta të Albert Ajnshtajn. Fizikanti i mirënjohur, në dorëshkrimet e tij shpreh qëndrime rasciste dhe ksenofobe.

Ditaret private të udhëtimeve të botuar sëfundmi kanë zbuluar pikëpamjet raciste dhe ksenofobike të Albert Ajnshtajn. Të shkruar në mes të Tetorit 1922 dhe Marsit 1923, ditaret përcjellin përvojat e tij në Azi dhe në Lindjen e Mesme. Në to, ai bën përgjithësime gjithëpërfshirëse dhe negative, për shembull duke i quajtur kinezët “të zellshëm për punë, të pistë dhe të avashtë në perceptim”. Ajnshtajni më vonë do të mbrojë të drejtat civile në SHBA, duke e quajtur racizmin “një sëmundje e njerëzve të bardhë”.

Kjo është hera e parë që ditarët janë publikuar në një volum kaq të madh në gjuhën angleze. I publikuar nga Universiteti Princeton, “Ditarët e Udhëtimeve të Albert Ajnshtajn: Lindja e Largët, Palestina dhe Spanja 1922-1923” është edituar nga Ze’ev Rosenkranz, asistent drejtor i Projektit të Letrave të Ajnshtajnit në Institutin e Teknologjisë së Kalifornisë.

Shkencëtari ka udhëtuar nga Spanja për në Lindjen e Mesme përmes Sri Lankës dhe më pas për në Kinë dhe Japoni. Ajnshtajn, në përshkrimet e tij, ka cilësimet më të këqija për popullin kinez.

“Ata jetojnë në ndyrësi të madhe dhe me erë të keqe në tokë”, shkruante fizikanti.

Gjithashtu i përshkruan fëmijët si të pangrënë dhe të mpirë. Ajnshtajn i cilëson burrat kinezë si të paaftë për të mbrojtur veten nga “tërheqja fatale ndaj femrave”./abcnews.al