Të flasësh me Rusinë është po aq joshëse sa edhe e gabuar

schedule09:59 - 17 Nëntor, 2022

schedule 09:59 - 17 Nëntor, 2022

Nga James Traub, Foreign Policy

Në verën e vitit 1814, negociatorët amerikanë dhe britanikë u mblodhën në Gent, Belgjikë me shpresën për t’i dhënë fund luftës që kishte filluar dy vite më parë kur Anglia pushtoi Shtetet e Bashkuara.

Britanikët, të sigurt për fitoren, kërkuan lëshime të mëdha territoriale; kur delegacioni amerikan, i udhëhequr nga John Quincy Adams dhe Henry Clay, hodhi poshtë këto kushte, britanikët propozuan të ricaktoheshin kufijt,  të cilat përfshinin pjesë të Anglisë.

Pas kësaj, SHBA-ja shënoi fitore rreth liqenit Champlain dhe në Baltimore dhe pak para Krishtlindjeve, britanikët tërhoqën të gjitha kërkesat.

Traktati i Gent i dha fund epokës kur sovraniteti i SHBA-së ishte në kërcënim.

Morali i kësaj historie është se diplomacia gjatë luftës është e gabuar; duhet që dinamizmi i fushëbetejës të formësojë kushtet e negociatave.

Gjenerali Mark Milley, kryetar i Shefave të Shtabit të Përbashkët, u ka kërkuar kolegëve të tij në administratën e Bidenit që të gjejnë momentin për diplomacinë tani që Ukraina ka treguar rezistencë ndaj ushtrisë ruse.

Por kjo është metafora e gabuar; ukrainasit fillimisht i rezistuan sulmit rus dhe që atëherë kanë zmbrapsur forcat ruse. Interesi i Ukrainës për të mbrojtur integritetin e saj territorial është i pakufizuar.

Në një artikull në National Interest, Cliff Kupchan, kryetar i Grupit Eurasia, së fundi renditi kostot e rënda dhe afatgjata të luftës: “deglobalizimi” i përshpejtuar, rritja e çmimeve të ushqimit dhe energjisë dhe trazirat sociale dhe politike që mund të provokojnë këto pika, paqëndrueshmëria bërthamore dhe, perspektiva e një lufte midis Rusisë dhe NATO-s, ndoshta duke përfshirë përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia.

Presidenti rus Vladimir Putin nuk ishte i prirur ndaj rrezikut, siç mendohej se ishte. Ai mund t’i përgjigjet asaj që ai e konsideronte si një kërcënim për regjimin e tij me një formë përshkallëzimi, bërthamor ose ndryshe, që do të ishte katastrofike për Perëndimin, pavarësisht nëse ukrainasit e konsideronin atë si një çmim që ia vlen të paguhet.

Vëllai i Kupchan, Charles, një profesor i çështjeve ndërkombëtare në Universitetin Georgetown, ka thënë gjithashtu se “përdorimi i një arme bërthamore është një një opsion realist nëse forcat ruse përballen me largimin e plotë nga Ukraina lindore dhe Krimea”.

Kjo sugjeron se Perëndimi duhet të fillojë të gjejë një tjetër rrugë diplomatike përpara se ukrainasit të shënojnë sukses në fushën e betejës.

Të quash bllof deklaratat e Putinit do të ishte kulmi i çmendurisë. Administrata e Bidenit është shumë e ndërgjegjshme për problemin e vijës së kuqe; edhe pse miratoi 400 milionë dollarë të tjera pajisje ushtarake për Ukrainën, presidenti refuzoi të dërgojë drone me rreze të gjatë veprimi që mund të godasin objektivat brenda Rusisë.

Mos u përpiqni ta shtyni Ukrainën të ulet të bisedojë me Rusinë. Arsyeja që planet për një finale të mundshme duhet të mbesin brenda diplomatëve tani nuk ka të bëjë vetëm me kohën dhe taktikat, por me kostot e tjera që realistët diplomatikë priren t’i zbusin.

Britanikët e kuptuan pas Luftës së 1812 se Shtetet e Bashkuara ishin shumë të fuqishme dhe të vendosura për të rimarrë kontrollin. Putini, megjithatë, do të inkurajohej nga një marrëveshje që i dha atij, për shembull, diçka pak më të mirë se status quo-ja e vitit 2014.

Në fakt, ai do të mbetet një kërcënim për fqinjët e tij dhe për Perëndimin. Sestanovich sugjeron se nëse Ukraina vazhdon të përparojë në lindje dhe të rimarrë territoret që ka humbur, “rusët do të jenë edhe më të shqetësuar” dhe vetë sundimi i Putinit do të jetë në kërcënim.

Ky është, në fakt, skenari më i mirë për suksesin ushtarak ukrainas.

Por lind pyetja, sa rëndësi ka? Deri më tani, Shtetet e Bashkuara dhe Europa  kanë arritur në përfundimin se ndalimi i agresionit rus në Ukrainë kërkon sakrifica. Fakti që vlerat e shpallura të Perëndimit rezultojnë të vërteta, padyshim që ka ardhur si një tronditje për Putinin dhe për shumë njerëz në Perëndim.

Biden dhe liderët e tjerë të tij nuk do të vazhdojnë të mbajnë barrën politike dhe ekonomike për të plotësuar kushtet maksimale të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, të cilat përfshijnë reparacionet ruse dhe kthimin e çdo centimetër të territorit ukrainas.

Do të vijë koha kur diplomatët të heqin dorë nga ato plane. Por me ndihmën e Perëndimit, Ukraina mund të zmbrapsë përparimin e forcave ruse.

Të bësh këtë është në interesin tonë, si dhe të Ukrainës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!