Ilir Meta e ka reaguar ashpër për letrën e Autoritetit të Dosjeve se ai rezulton si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Meta sulmoi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, duke iu referuar asaj si “pulë”.
“Del ajo pula e Kuvendit dhe flet në atë mënyrë, e kanë mësuar se unë e kam respektuar. A kanë personalitet këta njerëz?”, tha Meta për kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.
Meta tha gjithashtu se sipas tij këtë e ka bërë Edi Rama në bashkëpunim me Lulzim Bashën, duke e cilësuar si “Autoriteti i 17 majit”. Ish-presidenti paralajmëroi se ka e-mail nga Nee York, madje me emra, por duke mos dhënë më shumë detaje se për çfarë bëhet fjalë.
“Autoriteti ti publikojë, kush i ka penguar. Sot ta bëjë, pse do të angazhohet parlamenti. Të filloj unë me e-mailet nga Nee York që i kam me emra thua ti. Parlamenti s’ka nevojë të lodhet fare. Duan të devijojnë vëmendjen. Edhe këtë çështjen me autoritetit të dy e kanë bërë bashkë është autoritet i 17 majit ky. Kujtojnë se do ta pengojnë Ilir Metën nga Revoucioni anti korrupsion”, deklaroi Meta. /abcnews.al