Të enjten dyqanet ulin qepenat

schedule16:16 - 4 Prill, 2018

schedule 16:16 - 4 Prill, 2018

Nesër bizneset e vogla në të gjithë vendin do të ulin qepenat për rreth dy orë. Kjo grevë vjen në formë kundërshtimi për përfshirjen e këtij biznesi në skemën e TVSH.

Dyqanet do të ulin qepenat. Biznesi i vogël dhe i mesëm të enjten nis grevën e paralajmëruar rreth dy javë më parë. Nga ora 10 deri në 12 përfaqësuesit e Shoqatës së Biznesit të Vogël thonë se do të mbyllin sipërmarrjet e tyre për të kundërshtuar përfshirjen në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar.

“Greva bëhet për uljen e taksave dhe tarifave për biznesin e vogël, sepse janë të papërballueshme dhe po çojnë në falimentim mijëra e mijëra biznese. Greva bëhet pë rpëtmirësimine kloimës për të bërë biznes në vendin tonë. Greva është fillimi protestave, por nëse nuk anulohet TVSH nga qeveria, greva do të përshkallëzohet”.

Shoqata e Biznesit të Vogël ka përllogaritur që brenda vitit 2018 rreth 50 mijë biznese do të mbyllen. Për këtë arsye i kërkuan kryeministrit Edi Rama të tërhiqet nga vendimi.

Pagesa e tatimit mbi vlerën e shtuar prej 20% për bizneset që qarkullojnëmë shumë se dy millionë lekë në vit ka nisur nga një prilli. Tatimet kanë përllogaritur se numri i sipërmarrjeve që përfshihen në skemë është 11 mijë e 500, por konsulentët fiskalë mendojnë se shifra është më e lartë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!