Të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e komisarit Artan Cuku? Arrestohen në Greqi dy shqiptarët e rrezikshëm

schedule22:39 - 13 Korrik, 2022

schedule 22:39 - 13 Korrik, 2022

Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi për grabitje të dhunshme dhe pasi janë përfshirë në një përleshje të përgjakshme në një furrë buke në Voula janarin e kaluar.

Sipas mediave greke, të arrestuarit mund të jenë porositës të vrasjes së një polici në prill të vitit 2017. Me këto të dhëna, rezulton se shqiptarët e arrestuar mund të jenë porositësit e vrasjes e komisarit Artan Cuku.

Në pranga kanë rënë dy shqiptarë të moshës 42 dhe 38 vjeç. Gjatë përleshjes mes të paktën 7-8 shqiptarëve në furrën e bukës e cila dyshohet se bëhej për çështje pazaresh, mbetën të plagosur pesë persona të huaj me rekorde kriminale, ndërsa u qëllua me armë para qytetarëve të rastit.

Gjithçka duket se ka nisur, sipas informacioneve të asaj kohe, kur grupi i grekëve së bashku me një ose dy shqiptarë dhe një irakian kanë mbërritur me një xhip në furrën specifike të Vulës për të blerë produkte të ndryshme dhe për t’u ulur në të. Sipas informacioneve të fundit nuk ka pasur as “pritë vdekjeje” siç është vlerësuar fillimisht dhe nuk rezulton se ka pasur një takim për zgjidhjen e disa mosmarrëveshjeve.

Një shqiptar mes anëtarëve të këtij grupi duket se është zhvendosur në një tavolinë tjetër ku ishin ulur të paktën 5-6 persona, ndoshta bashkatdhetarë të tij, pa asnjë tension, siç përshkruajnë klientët. Por duket se ky takim ka çuar në një incident verbal dhe më pas një sherr – për një arsye të paqartë – mes të huajve me disa prej shqiptarëve duke nxjerrë armë dhe thika. Të shtënat dhe sulmet me thikë kanë plagosur shqiptarin i cili fillimisht është zhvendosur në tavolinën e dytë dhe disa nga bashkëbiseduesit e tij. Në fund duket se sherri ka qenë për çështje pazaresh.

Kujtojmë se për vrasjen e komisarit Artan Cuku në 8 prill të vitit 2017 akuzohen si porositës Bledar Jambelli dhe Shpëtim Leci. Të dy ata paguan Mikel Shallarin për të kryer ekzekutimin, ndërsa ky i fundit tashmë është i arrestuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!