Të drejtat e peshkimit në ishullin e Jersey, ulën tensionet midis Britanisë dhe Francës

schedule09:00 - 7 Maj, 2021

schedule 09:00 - 7 Maj, 2021

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson dërgoi dy anije të Marinës Mbretërore për të mbrojtur ishullin e Jersey nga një bllokim i mundshëm nga ana e peshkarexhave franceze, si pasojë e përshkallëzimit të tensioneve për pretendimet, për qasjen post Brexit në ujërat përreth kanalit të La Mansh ndërsa peshkatarët protestojnë për të drejtat e tyre.

Ky veprim shkaktoi zemërim te qeveria e Jersey, e cila ishte zemëruar edhe nga komentet e fundit të ministrit francez për çështjet detare, duke  paralajmëruar se furnizimi me energji elektrike në ishull mund të ndërpritej si ndëshkim për mos lejimin e flotës franceze të peshkimit në këto ujëra.

Por tensionet midis Britanisë dhe Francës në lidhje me të drejtat e peshkimit  tashmë janë në kontroll pasi Britania tërhoqi dy anijet e saj luftarake nga ujërat përreth ishullit britanik të Jersey.

Jersey importon 95% të energjisë elektrike nga Franca, me gjeneratorë me naftë dhe turbina ere si rezervë. HMS Severn dhe HMS Tamar janë të vendosura në Portsmouth. Ata janë 2 anije me gjatësi 90.5 metra, kanë dy armë të mëdha,  një armë anti-ajrore me rreze të shkurtër dhe në të ndodhen 45 marinarë dhe deri në 50 marinsa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!