Aktori i njohur i humorit Florian Binaj është shprehur kundër asaj që kryeministri Edi Rama ka njoftuar një ditë më parë.
Rama njoftoi se po shikohet mundësia që nga tetori dhe në vazhdim deri në mars, të mbahet si traditë e diela e “mbyllur”.
Në një “story” të bërë në llogarinë e tij në Instagram, Binaj shkruan se nuk pranon që t’u bindet urdhërave të kryeministrit, ndërsa shton se qytetarët e këtij vendi nuk janë dele.
Në story, ai shkruan:
“Unë nuk pranoj t’i bindem urdhrave të një njeriu që më shkel të drejtat e mia. Duke më mohuar lirinë time në emër të surrealizmit të tij. Ti mund të jesh çfarë të duash por unë dhe qytetarët e këtij vendi, nuk jemi dele.”
Lexo edhe: Rama: Edhe dy fundjava pa makina, do e kthejmë në traditë pas Tetorit
Kujtojmë këtu se kryeministri Rama ka njoftuar se kjo do të jetë java e fundit e kufizimeve në kryeqytet. Sipas asaj që njoftoi Rama, kufizimi të shtunën dhe të dielën do vazhdojë edhe dy fundjava të ardhshme dhe më pas nga tetori deri në tars, e diela do qëndrojë e mbyllur. /abcnews.al/