Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të dhënat nga Greqia, rastet me mutacionin Omicron dyfishohen çdo dy deri në tre ditë

schedule19:30 - 20 Dhjetor, 2021

schedule 19:30 - 20 Dhjetor, 2021

Ekspertët janë mesatarisht optimistë për mutacionin Omicron, i cili pritet të dominojë në të ardhmen e afërt, por pasiguritë për llojin e sëmundshmërisë që ai shkakton mbeten. Kryetarja e Komisionit të Vaksinimit në Greqi Maria Theodoridou, gjatë konferencës së rregullt për ecurinë e programit të vaksinimit , tha se është sqaruar çështja e transmetueshmërisë.

Rezulton se rastet me mutacionin Omicron dyfishohen çdo dy deri në tre ditë dhe në mesin e të infektuarve ka edhe të vaksinuar.

Për sa i përket ashpërsisë së sëmundjes, të dhënat e Afrikës së Jugut tregojnë se edhe pse rastet janë shtuar, numri i personave që kërkojnë trajtim mjekësor është më i ulët dhe simptomat zgjasin për një kohë më të shkurtër.

Në dy javët e fundit ngarkesa virale në kampionet e marra në ujërat e zeza në Greqi është ulur dhe kjo mund të nënkuptojë se epidemia në vend është duke pësuar një rënie. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!