Të dhënat e fundit: Vijon të jetë i lartë numri i rasteve të reja në Gjermani

schedule13:57 - 7 Gusht, 2020

schedule 13:57 - 7 Gusht, 2020

Numri i rasteve të reja në Gjermani është rritur për 1147 të premten, duke e çuar totalin në 214 mijë e 214.

Sipas të dhënave të Institutit “Robert Koch” gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 8 persona si pasojë e koronavirusit. Numri i viktimave në vend ka shkuar në 9183.

Të enjten ishin regjistruar për herë të parë më shumë se 1000 raste të reja ditore, që nga muaji maj.

Sipas auroriteve gjermane shkak i rritjes së rasteve të reja në vend është kthimi i qytetarëve nga vendet e tjera, veçanërisht ata nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!