“Të dënuarit votim brenda burgjeve”, Manja: Nuk do jepen leje për të burgosurit për zgjedhje

schedule13:22 - 11 Prill, 2023

schedule 13:22 - 11 Prill, 2023

Të gjithë të burgosurit që prisnin një amnisti prej vitesh, mund ta kenë një shans pas zgjedhjeve. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se hapja e dyerve të burgjeve është lënë pas 14 majit për të shmangur çdo keqkuptim.

“Për të shmangur cdo lloj konfuzioni apo alibie në lidhje me zgjedhjet e 14 majit, Ministria e Drejtësisë, e pa të arsyeshme mos kemi një ligj të amnistisë para zgjedhjeve të 14 majit. Sigurisht që pas zgjedhjeve, kam orientuar drejtorinë e burgjeve të përgatisë një draft për aministinë”.

Rreth 5000 të dënuar dhe të paeaburgosur janë të privuar nga liria, teksa vëndet për këtë kategori në burgje po ezaurohen.

“Nuk kemi mbipopullim, por jemi në limite të kapaciteteve që kemi. Kështu që, një nga arsyet por jo e vetmja, që ne do kemi amnisti është edhe ulja e mbipopullimit”.

Pavarësisht nëse janë në paraburgim apo të dënuar me vendim të formës së prerë, të gjithë do të votojnë në 14 maj. Por të dënuarit nuk mund të marrin leje të dalin jashtë institucionit para apo gjatë zgjedhjeve.

“Nuk do ketë leje shpërblyese me përjashtim të rasteve të fatkeqësive që janë të parashikuara strikt në rregulloren e burgjeve dhe këtu kam parasysh lejet me orë, ose jo më shumë se 48 orë”

Çdo i burgosur, pavarësisht origjinës së tij, do të votojë për kandidatët e asaj bashkie ku po vuan dënimin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!