Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të dënuar me rreth 12 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohen në Tiranë dy persona

schedule16:02 - 4 Maj, 2026

schedule 16:02 - 4 Maj, 2026

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi janë dënuar me rreth 12 vjet burgim, për krime në fushën e narkotikëve, në Itali dhe në Shqipëri.

43-vjeçari Klodian Hoxha është arrestuar në Laprakë, pasi Gjykata e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 8 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuan procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali;

Ndërsa 26-vjeçari, F. B., është arrestuar pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!