Gabriel Martinelli është surpriza e radhës nga Arsenal. “Topçinjtë” njihen për zbulimin e talenteve dhe kanë goditur sërish në shenjë. 18-vjeçari i ardhur nga Ituano ka shënuar 4 gola deri tani me ekipin e ri.
Lojtari i bën të gjitha rolet e repartit të sulmit dhe po i befason të gjithë. Për të ka nisur edhe një “luftë” e rëndë midis Brazilit dhe Italisë. Martinelli ka lindur në Brazil, ndërkohë që origjina e tij është italiane.
Daily Mail raporton se të dy kombëtaret duan ta afrojnë në gjirin e tyre, por adoleshenti nuk ka vendosur ende. Gjithçka pritet të zgjidhet shumë shpejt dhe fjala e fundit i takon sulmuesit të talentuar. /abcnews.al