E enjtja nuk prodhon vetëm debate në Kuvend, por edhe “paqe” duke treguar një fytyrë tjetër jashtë seancës plenare. E njëjta ishte edhe disa e sotme, ku brenda seancës pati debate dhe akuza të forta mes shumicës dhe opozitës, por jashtë saj situata ishte krejt ndryshe.
Lexo edhe: Kuvendi përmes fotove: Politikë, modë, buzëqeshje dhe sherr
Për të pasqyruar këtë fakt ka menduar fotografi Agim Rama që ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku deputetët socialistë Nasip Naço dhe Xhemal Qefalia kanë futur në mes demokratin Luan Baçi dhe të tre shfaqen të buzëqeshur.