Rreth 200 të dënuar në burgun e Reçit i janë drejtuar me një peticion deputetëve të opozitës, të cilët kanë mbajtur peng votimin e amnistisë penale, ku kërkojnë që miratimin e saj. Avokati përfaqësues, Anton Kosteri thotë se në peticion, ata u kërkojnë ligjvënësve që të lënë ndasitë dhe të japin votat e tyre.
“I janë drejtuar deputetëve të opozitës me një peticion të firmosur për votimin së më parë të ligjit për amnistinë që është propozuar nga qeveria dhe ministri i Drejtësisë. Si një zë dhe përfaqësues i këtyre të dënuarve, më kanë kërkuar që të parashtroj para mediave dhe deputetëve të Kuvendit këtë peticion që në shenjë humanizmi të lënë pas çdo lloj ndasie që mund të kenë me kahet e tjera politike dhe të votojnë këtë ligj në Kuvend. I kërkojnë që të tregohen të përgjegjshëm dhe të votojnë këtë ligj. Ky është peticioni që ne si zyrë avokatie do ta dërgojmë në Kuvend. Në peticion nuk është e përcaktuar lloji dhe vepra penale për të cilën janë dënuar, por të dënuarit kërkojnë që dënimi i zbritur të jetë minimalisht dy vite”, tha avokati.
Për miratimin e projektligjit për amnistinë penale duhen 84 vota, të cilat mazhoranca nuk i ka e vetme. Për shkak të kaosit prej disa javësh në seanca, amnistia ka mbetur peng pasi palët nuk kanë arritur një dakordësi për miratimin e saj./abcnews.al