“Të bën të fortin plehra”, Hygerta Sako revoltohet me drejtuesin e skafit që vrau 7-vjeçaren

schedule21:15 - 2 Gusht, 2022

schedule 21:15 - 2 Gusht, 2022

Moderatorja sportive, Hygerta Sako është revoltuar me drejtuesin e skafit, Arjan Tasen, i cili humbi kontrollin dhe goditi për vdekje 7-vjeçaren në Himarë.

Përmes një postimi në Instastory, ajo ka shpërthyer shumë e mërzitur duke thënë se në këtë kohë të ikën fëmija përpara syve duke u larë në breg të detit.

Sipas moderatores nuk është çudi që më vonë vrasësi të dalë i larë dhe ne të vazhdojmë të bëjmë sehir.

“As nuk zbret nga skafi përbindshi të shohë se çfarë gjëme shkaktoi. Edhe kërcënon monstra. Të ikën fëmija përpara syve duke u larë në breg të detit nga këta jashtëqitjet dhe të bën të fortin plehra. Kuku për atë nënë. E nuk është çudi të dalë i larë pas disa kohësh e ne rrijmë e bëjmë sehir”, ka shkruar Hygerta.

Kujtojmë që lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi mbarë opinionin kanë reaguar shumë personazhe të njohur, nga Klea Huta, Blendi Fevziu deri te Arbana Osmani.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!