Jordy Cruyff nuk është më drejtori sportivi i Barcelonës. Drejtori ekzekutiv i Barçës ia komunikoi këtë zyrtarisht presidentit Laporta ditën e sotme. Jordi nuk do të rinovojë kontratën e tij që skadon më 30 qershor, është një vendim që ai e kishte marrë prej kohësh dhe nuk ka të bëjë me largimin e Matheu Alemany, i cili pak ditë më parë njoftoi se po largohej edhe ai nga klubi.
Jordi aktualisht nuk ka gjetur asnjë marrëveshje me ndonjë klub tjetër. Ai kishte disa muaj që mendonte për vendimin e tij. ai beson se ishte koha për të ndërmarrë sfida të reja pasi ngriti një Barcelonë që nuk kishte fituar asgjë për disa vite.
Nuk bëhej fjalë për të pasur më shumë pushtet, por për të përballur sfida të reja. Ai do të shkëputet më 30 qershor dhe deri atëherë do të ndihmojë strukturën sportive në të gjitha çështjet e nevojshme./ h.ll/abcnews.al