Të akuzuar për vrasjen e të riut, ​shkrihet departamenti i Policisë së Memfisit

schedule12:25 - 29 Janar, 2023

schedule 12:25 - 29 Janar, 2023

Departamenti i Policisë së Memfisit ka shpërbërë njësinë speciale të ashtuquajtur “Akrepi”, pasi pesë policë të saj akuzohen për vrasjen e një personi me ngjyrë. Njësia prej 50 policësh, që kishte mision uljen e nivelit të krimit në zona të veçanta, u shpërbë pas publikimit të videos, ku policët e kësaj njësie shihen duke e rrahuar Tyre Nichols, 29-vjeçar, i cili vdiq tri ditë më vonë në spital.

Ai ishte ndaluar nga policia në Memfis më 7 janar për ngasje të pakujdesshme. Në një deklaratë, departamenti tha se “është në interesin më të mirë të të gjithëve që të çaktivizohet përgjithmonë” njësia.

Familja e Nichols e mirëpriti vendimin dhe përmes një deklaratë nga avokatët e quajti atë “të përshtatshëm dhe proporcional me vdekjen tragjike të Tyre Nichols, dhe gjithashtu një vendim të denjë dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e Memfisit”.

Njësia u themelua në tetor 2021, dhe kishte synim luftimin e krimit, si vjedhjen e makinave dhe veprat penale të lidhura me bandat, raporton REL. Pesë policët, Tadarrius Bean, Demetrius Haley, Desmond Mills Jr, Emmitt Martin III dhe Justin Smith, u pushuan nga puna javën e kaluar.

Një grup prej rreth 100 protestuesish u mblodhën pas publikimit të videos para stacionit të Policisë në Memfis për të kërkuar ndryshimin e qasjes së policëve, që ata thanë se është bërë zakon që t’i rrahin njerëzit me ngjyrë në Memfis dhe he në mbarë vendin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!